Home Aktualitet Ekzekutohet m...

Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, në 97 bandat i vranë vëllain

221
0

Demir (Demi) Backa pronar i lokal ”Piazza” në qendër të Fierit, humbi jetën mbrëmjen e së shtunës nga breshëria e plumbave.

Në orën 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, teksa 57-vjeçari ndodhej brenda mjetit të tij tip “Audi”, në parkim, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në lëvizje tip “Benz”.

Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin. Demir (Dem) ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.

Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa nuk dihet nëse vrasja e Demir Backës ka lidhje më këtë masakër. Hetimet vijojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit