Home ShowBiz Elhaida Dani ...

Elhaida Dani s’u pranua nga familja e Ledianit? Nëna e balerinit sqaron gjestin e të birit

551
0

Një gjest i Ledian Agalliajt në skenën e DWTS ndaj nënës së tij u nënkuptua si “mospranim në familje” i këngëtares Elhaida Dani.

Në natën finale të Dancing, moderatori familjarët e çiftit që ndodheshin në publik. Nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensionuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pushojnë. Sipas nënës së balerinit, reagimi i saj nuk ishte ndaj nuses së re, por ndaj “padrejtësisë” që sipas saj iu bë këngëtares pasi e meritonte fitoren.

“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”, tha ajo në një intervistë për Vip Magazine, pas lajmit se Elhaida Dani nuk ishte pranuar në familjen e Ledian Agalliajt.

Një tjetër detaj që ka bërë ndjekësit të mendojnë se familja e balerinit nuk ishte dakord për lidhjen e re është fakti që prindërit e të dyve ishin ulur në largësi nga njëri-tjetri në publik.

Vetë balerini ka reaguar pas deklaratave në rrjet, që duket se nuk kanë qenë edhe shumë mbështetëse ndaj tij. “S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, deklaroi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit