Home Aktualitet Rritja e roli...

Rritja e rolit të të rinjve në proceset që kontribuojnë në siguri dhe ruajtje të rendit

11
0

Kongresi Rinor Kombëtar nënshkruan Memorandum me Ministrinë e Brendshme dhe Prezencën e OSBE në Tiranë në kuadër të rritjes së rolit të të rinjve në proceset që kontribuojnë në siguri dhe ruajtje të rendit.

“Të rinjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm dhe më aktiv drejt ndërgjegjësimit publik për uljen e rrezikut të përhapjes se armëve dhe kepërdorimit të tyre, sensibilizimit komunitar dhe garantimit të sigurisë. Organizatat rinore dhe për të rinjtë duhet të vlerësohen, përfshihen dhe mbështeten për ta lehtësuar këtë mision të brezit të ri”,- thekson Drejtoresha Ekzekutive e KRK

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, palët do të angazhohen në fushata dhe nisma konkrete lidhur me rreziqet që kanosen nga përdorimi i armëve të zjarrit, te cilat në shumicën e rasteve janë të lidhura ngushtë me dhunën me bazë gjinore. Kongresi Rinor Kombëtar synon të aktivizojë të gjithë rrjetin e organizatave që përfaqeson për një qasje më proaktive, kjo në linjë edhe me investimin që rrjeti po kryen në fushën e Sigurise dhe Paqeruajtjes.

Memorandumi u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së Clarisse Pasztory, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar Dafina Peci, Drejtoreshë e Zyrës Kombëtare e “Terre des Hommes” Enkelejda Kallçiu, Drejtoresha Kombëtare Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim Mirela Arqimandriti, si dhe Lumjana Cenaj në emër të Qendrës së Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit