Home Aktualitet Emigrimi, tku...

Emigrimi, tkurret fuqia punëtore

115
0

Gjatë 2021-it deficiti i skemës së pensioneve ka vijuar të thellohet. KLSH shpjegon se totali i deficitit ka arritur në 37.7 miliardë lekë, rritje me 900 milionë lekë.

Nga 2014 shpenzimet për skemën nga buxheti janë rritur me 34%, ndërsa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve në skemë është 1.42. qe do te thotë se me rritjen e numrit te pensionisteve, do barazohen me numrin e te punësuarve. Një nivel shqetësues ky që simbolizon se skema ka varësi të lartë nga paratë qe qeveria i heq nga sektore te tjerë për te financuar pensionet.

“Situata inflacioniste nuk e ndihmon aspak skemën e pensioneve, pasi qytetarët në kushtet e krizës së çmimeve do kërkojnë gjithmonë e më shumë për rritjen e tyre. Faktor tjetër problematik është ajo e demografisë. Ku shumë se fuqia punëtore po largohet gjithnjë e më shumë nga vendi . Kemi një trend me thithjen e punëtorëve nga jashtë, e megjithatë besoj ende që ky efekt është minimal. Një mënyrë e mirë për të zgjidhur këtë efekt në afatgjatë është rritja e produktiviteti të punës. Skemat e pensioneve private janë gjithashtu një mënyrë”,-tha Enton Duro.

Edhe pse ligji për sigurimet shoqërore është ndryshuar mbi 22 herë sërish Instituti i Sigurimeve shoqërore nuk ka një strategji të qartë afatgjatë për adresimin e problemeve me skemën e pensioneve, shprehet më tej KLSH në raportin e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit