Home Bota Energjia elek...

Energjia elektrike arrin çmime në nivele rekord në Europë. Po në Shqipëri?

432
0

Çmimet e tregtimit të energjisë elektrike në Europë u rritën në nivele rekord për shkak të krizës energjetike dhe motit ekstrem. Çmimi i tregtimit të energjisë elektrike në Francë u rrit nga 630.62 euro të enjten në 706.32 euro për megavat-orë të premten.

Në Gjermani çmimi i tregtimit të energjisë elektrike arriti në 699.44 euro për megavat-orë të premten, nga 599.83 euro që ishte të enjten. Të dhënat treguan se çmimi mesatar aktual i energjisë në eurozonë është disa herë mbi nivelet e periudhës 2010-2020.

Çmimet e larta të tregtimit të energjisë elektrike nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët, por do të shtojnë kostot e kompanive të energjisë. Kompanitë mund të zgjedhin t’i kalojnë kostot e rritura tek konsumatorët në fund. Valët e të nxehtit ekstrem përvëloi Europën më herët se zakonisht, veçanërisht në pjesët jugore, perëndimore dhe qendrore të kontinentit.

Ndërkohë në Shqipëri akoma nuk ka rritje çmimi, ndonëse qeveria ka paralajmëruar se mund të rritet çmimi mbi një fashë të caktuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit