Home Sporti Entuziazëm te...

Entuziazëm tek Interi, pritet stadiumi i mbushur plotë ndaj Spezias

82
0

Stadiumet në javën e parë ishin thuajse të mbushura. Entuziazmi për fillimin e sezonit të ri është i madh, teksa dominon skuadra e Interit, që ka siguruar dhe më shumë abonime.

Stadiumi “San Siro” pritet që të jetë i gjithi i ezauruar edhe në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Spezias, një skuadër modeste në letër. Fitorja në sekondat e fundit ndaj Lecces e ka mbajtur lart entuziazmin në shtëpinë zikaltër

Ekipi i Inzaghit do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen e radhës së kampionatit. Entuziazmi për të arritur te titulli kampion, mund të ndihmojë Lukakun me shokë që të japin maksimumin në fushë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit