Home Aktualitet Gjykata pezul...

Gjykata pezullon garën e FSHF-së në gjithë vendin, prokuroria përgatit fletë arrestet

852
0

Pas Tiranës, Gjykata ka vendosur të pezullojë garën e Federatës së Futbollit në të gjithë vendin. Gjykata e Tiranës ka bllokuar garën dhe mandatet në FSHF deri në shqyrtimin e manipulimeve. Kështu kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin e dytë ndaj Armand Dukës.

Me vendimin e saj, Gjykata e Tiranës thotë se FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat në gjykatë.

Kështu mandatet e Armand Dukës, Shulkut e Kokedhimës mbeten të pezulluara deri në një vendim për shkeljet e kryera. Paralelisht mësohet se prokuroria po bën gati disa fletë arreste në dosjen FSHF.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet për FSHF të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, gjer sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur që zgjedhjet e FSHF të bëhen vetëm pas vendimeve penale për shkelje.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës:

Vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese

Marrje e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1-Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit Nr.1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022 të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin kompetencave të tij statusore për organizimin , mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të Arsyetuar.

U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022

Gjyqtar Fida Osmani

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit