Home Sporti Euro 2024/ Sh...

Euro 2024/ Shorti aspak ”bujar” me Shqipërinë në grupin B, ekipi kuqezi super në dy aspekte

97
0

Për ”Euro 2024”, Spanja, Kroacia dhe Italia janë kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B. Shorti nuk u tregua aspak “bujar“ me kuqezinjtë e Sylvinhos, por në qershor pritet të shijojmë duele të zjarrta dhe emocionuese.

Bie në sy fakti që Shqipëria sa i përket saktësisë në goditjet në portë, është mbi Italinë. Dhe njësoj me spanjollët dhe kroatët.

Kuqezinjtë janë shumë mirë edhe në aspektin topave të fituar, por edhe dueleve të fituara me kundërshtarët. E mirë edhe përqindja e pasimeve të sakta (86%), aspekt ku diferenca me rivalët në Europian është e vogël.

Shqipëria debuton në Euro 2024 në datën 15 qershor përballë Italisë (Dortmund). Katër ditë më vonë Kroacia në Hamburg dhe pastaj Spanjë në Dusseldorf (24).

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit