Home Editorial Si është gjën...

Si është gjëndja në Europian, renditjet

36
0

Kampionati europian vazhdon të sjellë surpriza. Sonte luan Italia kundër Wales, ku italianët janë kualifikuar me 6 pikë, ndërsa Wales lufton qoftë edhe për 1 pikë. Ndërkohë në të njëjtën orë luhet ndeshja Zvicër-Turqi, që janë të njëjtin grup me Italinë. Por Zvicra ka një pikë, kurse Turqia zero pikë. Zviceranët shpresojnë në një fitore të italianëve dhe fitore të tyre ndaj turqve për të mundësuar kalimin në fazën tjetër.

Por matematikë e vështirë kjo e sotmja!
Ndërkohë në grupin e Spanjës gjëndja paraqitet problematike pas barazimit mbrëmë të spanjollëve me Poloninë. Tashmë në atë grup ndodhet Sllovakia me 3 pikë, Suedi me 4 pikë dhe Spanja me vetëm 2 pikë.

Në grupin e Ferrit, ku ndodhen Franca, Gjermania dhe Portugalia priten zhvillime dramatike, pasi Franca ka 4 pikë dhe Gjermania e Portugalia me 3 pikë. Përballja Francë- Portugali do jetë vendimtare se kush shkon në shtëpi.

Në grupin e Anglisë, e para mbetet akoma Çekia me 4 pikë, Anglia po 4 pikë, kurse Kroacia dhe Skocia me nga një pikë. Përballja Angli-Çeki vendos kreun e grupit.

Në grupin e Hollandës, hollandezët janë kualifikuar, luftojnë për vendin e dytë në grup Austria dhe Ukrahina që janë me nga 3 pikë dhe zero pikë ka Maqedonia.

E kualifikuar është dhe Belgjika në grupin e saj. Ndërsa luftojnë Rusia dhe Finlanda me 3 pikë, kurse Danimarka zero pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit