Home Aktualitet Faik Curri, b...

Faik Curri, biznesmeni që nuk e ka njohur kurrë kredinë dhe borxhin

1557
0

Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1995, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, por edhe në mënyrë të suksesshme. Dhe s’kishte se si  të ndodhte ndryshe. “Maya Angelou,  një ish-personazh i shquar i jetës amerikane thoshte “mos i bëni paratë qëllimin tuaj. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm në atë që doni. Shkoni në këtë jetë tek ato gjëra që doni dhe bëjeni aq mirë sa të tjerët nuk mund të heqin sytë nga ju”.

E pra këtë filozofi jete dhe pune ka patur Faik Curri. Nuk i është dashur të merret me ndonjë punë të improvizuar nga halli, nga nevoja, por ka zgjedhur të bëjë atë punë për të cilin është arsimuar, për të cilën është diplomuar e të cilën jo vetëm di ta bëjë por edhe dëshiron ta bëjë. Dhe përgjatë 27 viteve të gjitha energjitë menaxhuese, reformuese e përmirësuese i ka adresuar në rritjen dhe perfeksionimin e kompanisë së tij “Curri”, duke e bërë atë një nga kompanitë e rëndësishme në sektorin e punimeve të infrastrukturës. Duke e bërë atë të aftë të marrë përsipër projekte  nga më të thjeshtat e deri tek më të vështirat. Duke e bërë “Curri”-n një kompani të fuqishme me potencial teknik dhe njerëzor në nivele të tilla sa  të përballojë cdo lloj projekti në Shqipëri. Dhe duke patur edhe një karakteristikë që shumë pak biznesmenë e kompani e kanë në Shqipëri. Ai nuk e njeh instrumentin e kredisë dhe borxhit, nuk e ka përdorur kurrë atë, pasi në ushtrimin e veprimtarisë Faik Curri ka preferuar sic thotë edhe një fjalë e urtë, “ti shtrijë këmbët sa ka jorganin”.  Nëse shumë biznesmenë të tjerë janë përpjekur të rriten në mënyrë ekstensive, dmth duke diversifikuar portofolin e tyre të aktiviteteve, Faik Curri ka preferuar të ndjekë një rrugë të kundërt: atë të një aktiviteti të profilizuar. Pra duke u perfeksionuar në atë punë që di të bëjë dhe dëshiron të bëjë. Dhe nuk është se i ka dalë keq kjo strategji. Sot ai  mund të jetë nga të paktët biznesmenë shqiptarë që  përgjatë këtyre 27 viteve aktivitet, nuk ka marrë asnjë euro kredi e asnjë euro borxh. Përkundrazi, janë të tjerë ata që i kanë detyrime kolosale atij. Kjo filozofi veprimi i ka dhënë statusin jo vetëm të një biznesmeni të suksesshëm, por edhe të një njeriu që e përjeton e shijon  me qetësi dhe pa stress suksesin. Pa ankth, pa ngutje, ‘pa ngrënë thonjtë” si i thonë fjalës.

CURRI sh.p.k përpiqet të ruajë nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe korrektësisë në marrëdhëniet e saj me klientët, kontraktuesit, nënkontraktorët, punonjësit dhe furnitorët.

Kompania  ka gjithmonë për qëllim përfundimin e një projekti duke përdorur mënyra inovative, të suksesshme dhe duke administruar kostot në mënyre efektive. Qëllimi kryesor i CURRI sh.p.k është të sigurojë cilësi dhe në të njëjtën kohë të projektojë integritet dhe standardet më të larta të etikës brenda dhe jashtë vendit.

Sot, CURRI sh.p.k është një nga kompanitë kryesore të vendit që kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës shqiptare, si   ndërtim  rrugësh dhe  i veprave të artit, ndërtim ujësjellësash, ndërtime rrjetesh elektrike, ndërtime shkollash, ndërtim godinash, ndërtim, projektim dhe zbatim i veprave të ndryshme industriale. Numri i projekteve të marra përsipër e të përmbushura me korrektesë nga CURRI sh.p.k është i konsiderueshëm. Gjatë dy viteve të fundit kjo kompani ka realizuar projekte të tilla si rehabilitimi i një dige në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, rikualifikimin urban të qëndrës në Bajzë, rikonstruksionin e rrugës Velipojë-Plazh, rindërtimin e kopshtit “Halit Coka” dhe “Lidhja e Prizrenit”, rikonstruksionin e kabinës Muraturë dhe shtrirjen e 5 fiderave të rinj në Tiranë,  ndërtimin e rrjetit të ri elektrik 20kV në Fushë Krujë e një sërë projektesh të tjera. Por energjitë ndërtuese të kompanisë CURRI sh.p.k janë shpenzuar së fundmi edhe në ndërtimin e stadiumit të ri dhe modern të Kukësit. Shumë autoritete publike i janë referuar këtij stadiumi si një vepër publike shumë e bukur, por ajo që tashmë është  formësuar atë, nëpërmjet aftësisë profesionale e organizative është kompania CURRI. Mbarimi i kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Kukësit dhe gjithë zonën përreth i ka shtuar CV-së profesionale të kompanisë së themeluar e drejtuar nga Faik Curri, një tjetër produkt të rëndësishëm, një tjetër gjurmë të rëndësishme, një tjetër dëshmi të aftësisë së saj. Një tjetër argument krenarie profesionale të saj.

Shumë active ka qenë kompania “Curri” gjatë vitit 2021 edhe në procesin e rindërtimit, duke marrë përsipër e duke ndërtuar një sërë godinash cilësore në qytetin e Vorës..

Është lehtësisht e kuptueshme, që, duke operuar në një sektor të ndërlikuar, që operon me fonde publike, sikurse është ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës aktiviteti i saj të ketë luhatje. Mirëpo viti 2021 ishte një vit shumë i mirë për kompaninë. Jo viti më i mirë në terma absolutë, por sigurisht tek vitet më të mira të saj. Sepse CURRI sh.p.k realizoi një xhiro biznesi prej rreth 23.5 milionë euro dhe një fitim prej afro 3.5 milionë euro.

“CURRI” është një kompani që ka në nivele të kënaqshme edhe komponentë të tjerë. Vlera e kapitalit të kompanisë është rreth 968 milionë lekë. Kapacitetet njerëzore dhe teknike të saj janë në përmasa të kënaqshme. Ajo ka rreth 187 të punësuar, ka personelin inxhiniero teknik të nevojshëm, por ka gjithashtu edhe një flotë të tërë makinerish e pajisjesh si mbi 17 mjete transporti të tonazhit të ndryshëm, 17 mjete gërmimi të tipeve të ndryshëm si fadroma, eskavatorë, buldozerë, traktorë, makineri për gërryerje asfalti etj. Kompania ka gjithashtu edhe pajisje të ndryshme si shpërndarëse bitumi, asfaltshtruese, makina për nivelim betoni, mjete për pastrimin e rrugëve etj. I gjithë ky inventar njerëzish dhe mjetesh bën të mundur që kompania “CURRI” të jetë e gatshme për të marrë përsipër procese të ndryshme, sado të vështira qofshin ato në sektorin e saj. Dhe nga ana tjetër, detyrat e marra përsipër nga ana e saj karshi kontratave, të respektohen në dy komponentët kryesorë të saj: cilësia dhe koha e dorëzimit të tyre. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit të saj përmbushja e këtyre dy komponentëve kryesorë ka qenë edhe motivi kryesor i veprimtarisë së kompanisë “CURRI”/https://biznesmenet.com/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit