Home KRYESORE Fenomenet e n...

Fenomenet e natyrës që shpëtojnë kryeministrin nga rrëzimi

780
0

Nga Daniel Muçaku-

Kryeministri Rama në momentet më të vështira politike, kur turmat popullore janë gati ta rrëzonin, shpëton nga NATYRA!

Pak para termetit ai ishte në kolaps pasi opozita e kishte rrethuar dhe nëse nuk ndodhte termeti ai me siguri do ishte detyruar të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sapo ra termeti gjithkush u trondit dhe nuk kishte forcë opozitare për të reaguar. Por prapë filluan reagimet qytetare dhe opozitare. Në momentin që po i mblidhej laku nga protestat dhe reagimet e shumta e ku dukej se po shkonte drejt rrënimit, vjen pandemia botërore.

I mbylli të gjithë shtëpi. U nxori tanket nëpër bulevard.

Dhe e menaxhoi pandeminë si aktor që është me pamje teatrale duke hypur avion me avion duke kërkuar vaksina, aqsa sot shefi ekzekutiv i Pfizer tha se nuk kishte parë kryeministër si Rama që të vinte tek ne për vaksina për popullin e tij në pikun e Covid.

Tani që mori zgjedhjet dhe opozita ka hyrë në vdekje klinike, u ngrit shoqeria civile e cila më në fund u zgjua.

Sa filluan protestat shoqeria civile në Bulevard filloi shiu!

Termeti, Covid dhe shiu-si aleatë të Ramës!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit