Home Sporti Finalja ne Ti...

Finalja ne Tiranë, Capello i beson Mourinhos: Mjeshtër i këtyre situatave, përvoja e tij ofron garanci

63
0

Fabio Capello, trajneri i fundit që e ka shpallur kampione Romën në Serinë A, duke folur për finalen e Conference League, vlerësoi punën që po bën Mourinho në stolin e verdhekuqve.

“Jose është mjeshtër në trajtimin e situatave si kjo. Ai do të duhet të mbajë vëmendjen lart dhe tensionin të ulët. Përvoja e Mourinhos është garanci: ai përballet me finalen e pestë evropiane. Në garat e këtij niveli ndihet shumë përgjegjësi. Një skuadër si Reali është mësuar të përballet me ta, ndërkohë që Roma nuk i ka jetuar këto dimensione prej 31 vitesh.

Conference League? Nisemi nga konsiderata se është një kupë evropiane dhe prandaj ka rëndësinë e vet. Ta fitosh, nuk është si shëtitje në park. Edhe Romës, me goditjen që mori në Norvegji, iu desh të ndryshonte mendje. Që nga ajo ditë ndryshoi ritëm dhe e meritoi finalen. Eliminoi Leicesterin, një klub anglez që një vit më parë iu afrua Champions League dhe fitoi FA Cup.

Roma, 14 vite pa trofe? Të fillosh të fitosh është pjesë e një procesi rritjeje. Kjo është një finale evropiane dhe për Romën është e rëndësishme. Nëse dëshiron të futesh në rrethin e klubeve me vlerë ndërkombëtare, duhet të vendosësh diçka në palmaresin e trofeve. Conference League është një mundësi që nuk duhet humbur”, tha Capello.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit