Home Rajoni Firmosi marrë...

Firmosi marrëveshje me Kishën serbe, Abazoviç: Jo tradhti, por hap drejt pajtimit

44
0

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është në rrezik, edhe pse ai nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit. Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviç tha se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar.

“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”.

Të premten qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit