Home Sporti Fitorja 7-0 n...

Fitorja 7-0 ndaj Leipzig, Guardiola: Haaland është fantastik, fitues serial

46
0

Manchester City shkatërroi 7-0 Leipzigun dhe u kualifikua në çerekfinalet e Champions League. Erling Haaland shkëlqeu me pesë gola, duke u bërë lojtari më i ri dhe më i shpejtë që shënon mbi 30 gola në këtë kompeticion.

Pep Guardiola vlerësoi performancën e djemve të tij, ndërkohë që u ndal edhe te bomberi norvegjez.

“Të gjithë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, nga minuta e parë deri tek e fundit. Luajtëm shumë mirë edhe pa top. Shënuam shumë gola, Haaland u tregua fantastik, por edhe lojtarët e tjerë ishin super. Erling është një djalë i jashtëzakonshëm, talenti i tij është i pafund. Ai ka fuqi, mentalitet: është një fitues serial.

Edhe në të kaluarën kemi shënuar shumë gola: katër Realit, gjashtë Monacos dhe katër Tottenhamit. Por jemi eliminuar shumë herë, pasi kemi pësuar shumë gola. Në këto momente, djemtë po bëjnë mirë edhe në prapavijë”, u shpreh spanjolli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit