Home Aktualitet FOTO/ Vrau gr...

FOTO/ Vrau gruan, zbulohet letra tronditëse nga Sokol Halili: Nuk kam fëmijë për të shitur

730
0

Në pah ka dalë një ”letër”, e shkruar në celular. Ajo i përket Sokol Halilit që vrau të mërkurën në mbrëmje gruan shtatzënë dhe sot u vetëvra, pasi Policia i kërkoi që të dorëzohet. Sipas mediave kosovare letra është dorëzuar në momentin që autori ishte kthyer në shtëpinë e tij, ndërsa policia e kërkonte për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi. Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dhe ta rrisë fëmijën e vet te shtëpia e babait të saj në mënyrë që të marrë hise aty.

“Në lidhje me këtë rast desha të tregoj të vërtetën. Këtë punë e kam kryer me plot vetëdije, por edhe i kam treguar gruas sime se nuk e kam tradhtuar po e ka ditur dhe kërkuar çarë është folur, e po flitet nëpër media dhe televizor nuk është folur për në asnjë vend e vërteta. Në pika të shkurtra për të treguar sa për raportet shumë të mira i kemi pasur, që kam pas fakte për të treguar se gruaja ime pasi ka mbetur shtatzënë më ka treguar një plan të cilin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur edhe me motrat e saj kur e ka kuptuar se është shtatzënë. Më tha të bëjmë një marrëveshje veç unë dhe ti, më pati thënë të paguaj e ti jap 25 mijë euro dhe këtë fëmijë që kam në bark, të më çosh tek shtëpia e babait tim dhe ta rris unë atë fëmijë. Më ke marrë në qafë kështu dhe unë nuk kam fëmijë për të shitur…”, shkruhet në letrën e siguruar nga televizioni G7.

Në letër shkruhet gjithashtu se Halili ka treguar edhe momentin kur e qëlloi për vdekje, Hamide Magashin, 35 vjeçaren shtatzënë.

“…kur më tha aty për aty, për fmi, ashtu unë i kom kallxu se nuk muj ashtu me lanë fminë tem, dhe në moment, e kom nxjerr alltinë, edhe i kom shkrep dy herë në gjoks edhe kur ka ran ë tokë, i kom shkrep edhe një herë në kokë edhe kom pas qef me ia pa ceremoninë e varrimit edhe kom kpas qef me pa a po flitet najkun fjala e vërtetë, se kom mujt me shku kry për kry me ta, po kom pas qef me pa edhe me ni qysh po shkon e vërteta…”, ka thënë ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit