Home Bota Frikë nga luf...

Frikë nga lufta? Finlanda nis ndërtimin e murit në kufi me Rusinë

127
0

Nisur nga lufta ruse që ende vijon në Ukrainë, Finlanda filloi sot ndërtimin e një muri të ri, 200 kilometra të gjatë, në një pjesë të kufirit të saj me Rusinë.

Puna nisi sot me prerjen e pyjeve, pasi pengoni në ndërtimin e rrugës dhe vendosjes së murit. Ndërtimi i murit do të zbatohet midis 2023 dhe 2025, kryesisht në pjesën juglindore të vendit nordik, në një seksion 1340 km në kufi të Finlandës me Rusinë.

Barrierat metalike të larta tre metra do të mbulohen me tela gjemba, me kamera nate, llamba, dhe altoparlantë në vendet që konsiderohen të ndjeshme. Faza e fundit pritet të përfundojë në vitin 2026.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit