Home Aktualitet Fshehu vetëvr...

Fshehu vetëvrasjen e gruas dhe e varrosi, zbardhet dëshmia e burrit: Kisha frikë se…

4327
0

I arrestuar pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika, në banesën e tyre në Kamzë, Shefqet Lika ka thënë para policisë se ka pasur frikë që të raportonte për vetëvrasjen e bashkëshortes, pasi sipas tij nuk do ta besonin familjarët e saj.

56-vjeçari ka pohuar se prej kohësh e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj, herë pas here edhe e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Pas ekspertizësm rezultoi se 55-vjeçarja është vetëvarur. Shefqet Lika akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa burri ka ushtruar dhunë sistematike ndaj të ndjerës. Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëflijuar. Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes, Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit