Home Bota Gati për afga...

Gati për afganët, në Qytetin Studenti shfaqen të huaj të tjerë për strehim

5
0

Sikurse është bërë me dije më herët, disa godina në Qytetin Studenti prej ditësh janë përgatitur për të pritur refugjatët afganë të cilët po largohen nga regjimi i talebanëve, që ka rezultuar veçanërisht për gratë tepër mizor.

Por ditën e shtunë të huaj të tjerë që kërkojnë strehim janë shfaqur në dyert e tyre.

Bëhet fjalë për rreth 12 shtetas nga Bangladeshi, të cilët sipas burimeve për A2 , janë me kontrata pune në duar kanë kërkuar strehim në këto godina.

Këta shtetas janë shoqëruar në Zyrën e Emigracionit nga policia dhe më pas janë dërguar në qendrat përkatëse të akomodimit.

Prej ditësh vendi ynë është në pritje të afganëve ndërsa mbërritja e tyre është vonuar për shkak të kaosit të krijuar në Aeroportin e Kabulit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit