Home Aktualitet Gazetari ital...

Gazetari italian i ANSA-s, Alessandro Castellani: Policia shqiptare të ketë kujdes me 25 maj!

765
0

Po vjen data 25 maji, dita ndeshjes së madhe në Tiranë. Afro 100 mijë tifozë italianë dhe hollandezë do jenë për ndeshjen, ku vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë siguruar bileta për të hyrë në stadium.

Gazetari italian i ANSA-s, Alessandro Castellani, i cili flet gjithashtu edhe për çmimet e biletave të avionëve që sipas tij janë 8 apo 9-fishuar, ndërsa shton se kjo është një praktikë e njohur në gjithë botën:

“Pavarësisht deklarartës së trajnerit të Feyenoord sipas të cilit, skuadra e tij është më e fortë se Roma, unë nuk e mendoj kështu sepse mendoj që verdhekuqtë janë të avantazhuar edhe pse në një finale nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh.

Jam pak i shqetësuar për atë që mund të ndodhë në Tiranë sepse shumë shumë njerëz nga Roma dhe Rotterdami do të shkojnë aty pa biletë dhe edhe pse ambasadori italian në Tiranë tha që do të ngrihen dy zona fansash, nuk dihet asnjëherë. Besoj dhe shpresoj që policia e Tiranës të jetë gati për një gjë të tillë”-thotë gazetari italian.

Mëria mes tifozëve hollandezë dhe atyre të Romës ka prodhuar sherre dhe dhunë.

Me 19 shkurt i vitit 2015 Roma dhe Feyenoord u përballen në Itali në kuadër të ndeshjeve të Europa League. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, por ajo që ndodhi pas takimit kaloi çdo kufi të një përballje sportive. 6 mijë tifozë hollandezë patën udhëtuar në Romë për këtë sfidë të rëndësishme. Ata u përleshën me tifozët italianë.

Roma u kthye në qendër përplasjesh mes tyre duke shkaktuar të plagosur e të arrestuar.

Clashes between Feyenoord’s supporters and Italian Police in Piazza di Spagna, Rome, prior of Europa League soccer match between As Roma and Feyenoord at Olimpico stadium in Rome, 19 February 2015. ANSA/VINCENZO TERSIGNI

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit