Home Sporti Gjimshiti: Je...

Gjimshiti: Jemi në të njëjtin nivel si Çekia, grinta na jep siguri!

7
0

Një nga futbollistët më në formë të Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti ka folur në prag të ndeshjes me Çekinë. Në konferencën për shtyp ai vlerësoi kundërshtarët, por sipas tij synimi është që të dalin me pikë të plota nga kjo ndeshje.

“Kemi bërë paraqitje pozitive, mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jemi në të njëjtin nivel në cilësi. Kanë skuadër cilësore me lojtarë që luajnë në Europë. Vendos trajneri kush do luajë, Çekia ka cilësi në sulm dhe do duhet të japim maksimumin dhe besoj se do ja arrijmë. Duhet të përmirësojmë vetëbesimin në stërvitje, aty fitohet.

Çdo lojtar ka stilin e vet të lojës, por çdokush nga ne ka iniciativën të ndihmojë në sulm. Një aksion nis te mbrojtësit dhe më pas shkon te sulmuesit, nuk është problemi veç te ata. Grinta na jep siguri në fushë, është edhe në venat tona si shqiptar, kështu që japim maksimumin në fushë”, u shpreh Gjimshiti.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit