Home Euro 2020 Grealish u pë...

Grealish u përgjigjet kritikave: I thashë trajnerit të godisja penallti!

10
0

Anglia humbi dje me penallti dhe shumë polemika kanë lindur për gjuajtësit, mes të cilëve nuk ishin lojtarë si Grealish apo Sterling. Sky Sport kritikoi këtë fakt. “Nëse je Sterling ose Grealish, nuk mund të ulesh aty dhe të lësh një fëmijë (referuar Bukayo Saka) të godasë penallti para teje”, shkruan media e njohur.

Më pas ka ardhur edhe përgjigja e njërit prej të kritikuarve, Jack Grealish. Ylli i Aston Villas tregon se i ka thënë trajnerit se dëshiron të godasë penallti, por më pas Southgate ka vendosur të mos i besojë atij gjuajtjen e 11 metërshit.

“Unë thashë se doja të gjuaja një penallti. Trajneri ka marrë shumë vendime të drejta në këtë turne dhe në këtë rast, sonte vendosi të veprojë ashtu. Gjithsesi, nuk them se nuk doja të gjuaja penallti, kur në fakt doja ta bëja”, shkruan Grealish.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit