Home Bota Hoteli “Amigo...

Hoteli “Amigo” në Bruksel! Meloni, Macron e Scholz diskutojnë fatet e Europës

73
0

Nëse muret e hotelit “Amigo” në Bruksel do të kishin veshë dhe do të mund të flisnin, do të tregonin shumë histori dhe sekrete. Mbrëmë kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndodhej aty në orën një, mes një gote shampanje dhe një shisheje vere të kuqe franceze. Pas më shumë se dy orësh bisedë, fillimisht me Macron dhe më pas edhe me, ajo mezi i përshëndeti kamerierët para orës tre të mëngjesit.

Që kur Meloni mori detyrën ajo ka zgjedhur pa hezitim hotelin e preferuar nga Gjermania dhe Franca për samitet evropiane. Lokali është rinovuar së fundmi, me letër-muri që riprodhon periudhën kubiste të piktorit belg Magritte, ndërsa dhomat janë të mbushura me piktura shumë më të lehta të një tjetër simboli kulturor belg, Tintin-it të vogël.

Numri i dhomave që tre vendet e para të BE-së rezervojnë çdo herë është gjithashtu një sekret, teorikisht. Por përveçse të dhëna konfidenciale, me kalimin e viteve ato janë kthyer edhe në një pikë referimi kurioz të peshës së ndryshme gjeopolitike të Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Kur vjen kancelari, i japin pak a shumë kartat për 30 dhoma shefit të protokollit gjerman, rreth njëzet homologut të tij në Elysee dhe zyrtarit të Palazzo Chigi- t një numër që luhatet në rreth 15.

Një pjatë makarona me salcë domatesh, në restorantin Bocconi, që është pjesë e hotelit, kushton 28 euro. Por në fund të fundit ju paguani për privilegjin për të qenë në gjendje të takoni tre liderë evropianë, nga tre vende themeluese të Bashkimit, duke ngrënë mëngjes së bashku. Disa njerëz janë të magjepsur pas kësaj ideje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit