Home Sporti Hysaj: Kemi c...

Hysaj: Kemi ca inate ndaj Polonisë, me San Marinon duhen 3 pikë se s’bën

153
0

Kapiteni i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj San Marinos, e ka cilësuar fitoren ndaj Hungarisë si motivim për të ecur përpara. Sipas mbrojtësi shkodran kuqezinjtë do të rivalizojnë deri në fund Poloninë dhe Hungarinë për vendin e dytë.

“Duhej kjo fitore sepse të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës. Kemi besim dhe e jemi përforcuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë që luajnë me ekipet e mira europiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mirë sepse edhe me Hungarinë kemi luajtëm shumë mirë.

Rivali direkt, Polonia apo Hungaria? Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, Polonia ka niveli me Lewandowski që luan te më të mirët ndërsa Hungaria është si puna jonë kanë grupin punojnë bashkë për të bërë mirë kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund.

Kemi dhe në mesfushë dhe në sulm, siç e pamë dhe me Hungarinë mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira që duheshin bërë, e rëndësishme është të kesh sulmues që shënojnë dhe këtë e kemi bërë, e bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hungarinë por me kohën do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet.

Ndeshjet e kthimit me Hungarinë dhe Poloninë? Unë besoj që kemi mundësi, kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave, San Marino është ekip me vërtet që jemi të favorizuar dhe 3 pikëshi duhet të jetë i joni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim sepse na vjen inati, të gjitha statistikat ishin për ne, ishin ca gabime personale që bëmë duhet të rregullojmë gabimet dhe kundër tyre do të jenë ndeshjet më të bukura

Aventura te Lazio? Skuadra e re shumë mirë, ka perspektivë, ka qellim të shkojë në Ligën e kampionëve, aty gjeta dhe mister Sarrin që kam punuar shumë me te dhe për mua është frymë e re. Sarri si baba? Besoj se po, me të vërtetë ai më ka rritur në nivelin e karrierës si futbollist dhe dua ta falënderoj”, deklaroi kapiteni Hysaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit