Home Aktualitet Ikin dritat n...

Ikin dritat në parlament. Drejtori i OSHEE, Ardian Çela iu drejtohet me humor deputetëve: Diçka nuk iu punon këtu në parlament se drita ka!

309
0

Sot në Komisionin parlamentar të ekonomisë po raportonte drejtori i përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela. Aresyeja lidhet me krizën e mundshme energjitike në Shqipëri.

Në momentin që po debatohej nga deputetët e komisionit të ekonomisë me drejtorin e OSHEE, u fikën dritat në sallën e Komisionit, por edhe në krejt godinën e Kryesisë së Parlamentit.

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Në sallën ku ndodhej Ardian Çela plasen të qeshurat nga fikja e dritave. Por drejtori Çela tha me humor se “Shikoni se u ka rënë çelësi i brendshëm i energjisë nga mbingarkesa!”. Dhe vertetë dikush nga punonjësit e administratës së Kuvendit kishte ulur çelesin e sahatit të madh ku furnizohej Godina e parlamentit në shenjë hakmarrje apo mundet dhe për humor.

Ndaj drejtori OSHEE, Çela shtoi me humor:

-Diçka nuk iu punon këtu në parlament, sepse drita ka!”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit