Home Aktualitet Ilir Meta: Ra...

Ilir Meta: Rama përgjegjësi i vetëm për krizën energjetike dhe çmimet e larta

34
0

Nga Konventa e Partisë së Lirisë, kryetari i saj, Ilir Meta ka akuzuar si përgjegjësi kryesor për krizën energjitike dhe çmimet e larta kryeministrin Rama, i cili sipas Metës “në 10 vite në krye të qeverisë është kujdesur vetëm për të mbushur xhepat e tij duke zbrazur xhepat e familjeve shqiptare duke kthyer në kompani korruptive dhe elektorale KESH e OSHEE”.

“Kriza energjetike është krizë korrupsioni dhe administrimi mafioz nga Rilindja e sistemit të energjisë elektrike.

Është fakt që HEC-et në vend kanë prodhuar më shumë energji elektrike sesa kanë pasur nevojë konsumi vendas gjatë vitit 2021.

Është fakt që për një dekadë të tërë kjo qeveri nuk ka inaguruar asnjë vepër energjetike.

Është fakt që mbi dhjetëra kerkesa për autorizime dhe leje për ndërtimin e parqeve solare me kapacitete instalues në total mbi 1000 Mega që kjo qeveri i ka bllokuar për me shumë se 3 vite.
Është fakt që janë investuar nga privati 1.2 miliardë euro në fushën e prodhimit të energjisë dhe Edi Rama kërkon t’i falimentojë megjithëse ata e shesin energjinë shtatë herë më pak se çe blen banda e Rilindjes në tregjet e jashtme.

Është fakt investimi i rreth 1 miliard Euro për humbjet teknike dhe niveli i tyre mbetet po i njejti, në masën 20%.

Është fakt që 1.3 miliardë Euro, është borxhi i ndërsjelltë i ndërmarrjeve të energjise elektrike, ku vetëm Ujësjellsat kanë mbi 220 milionë euro borxh për energji elektrike të papaguar.

Përgjegjësia për krizën energjetike dhe çmimet e larta të energjisë për konsumatorët kanë vetëm një emër, atë të Edi Ramës që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të mbushur xhepat e tij duke zbrazur xhepat e familjeve shqiptare dhe duke i kthyer kompanitë shtetërore, KESH, OSSHE, etj., në kompani korruptive dhe elektorale”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit