Home Sporti Interi fiton ...

Interi fiton konkurrencën me Milanin për Asllanin, mungon vetëm firma

59
0

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë transferimit te skuadra e Inteirt. Sipas asaj që raporton gazetari sportiv dhe njëkohësisht ekspert i merkatos, Fabricio Romano, skuadra zikaltër ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Kombëtares shqiptare për kushtet e kontratës.

Bisedimet janë në avancim me Empolin që zotëron kartonin e 20-vjeçarit për të arritur te “tymi i bardhë” i kësaj tratative. Eksperti merkatos ka bërë me dije se shumë pranë firmës me Interin është dhe mbrojtësi anësor i Cagliarit, spanjolli 22-vjeçar Raul Bellanova, ndërsa Bremer i Torinos mbetet objektivi kryesor i drejtuesve zikaltër për mbrojtjen.

Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 1 asist për shokët e skuadrës. Interi ka mposhtur konkurrencën e Milanit dhe të Newcastle që ishin në ndjekje të talentit të Kombëtares.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit