Home Bota Nuk ka më dys...

Nuk ka më dyshime, Izraeli publikon videon: Prova që raketat mbi spital u lëshuan nga Rripi i Gazës

37
0

500 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa mbi një spital në Gaza. Izraeli deri më tani nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit. Por sot është publikuar edhe një video me anë të së cilës, Izraeli mohon autorësinë për bombardimin e spitalit të enjten mbrëma.

Videoja e cila thuhet se është filmuar nga kamerat e Channel 12, i cili është një nga kanalet televizive më të mëdhenj në vend, tregon Rripin e Gazës. Sipas Izraelit, në video duket qartë vendi nga janë lëshuar raketat dhe spitali që ishte shënjestra.

Sipas Izraelit raketat erdhën nga Rripi i Gazës, në drejtim të spitalit. Sulmi në spital ka nxitur reagimin e ashpër të botës arabe duke çuar në anulimin e një takimi mes presidentit amerikan Joe Biden që qëndron sot në Izrael, mbretit Abdullah të Jordanisë, liderit egjiptian Abdul Fattah al-Sisi dhe presidentit palestinez Mahmud Abas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit