Home Aktualitet Jamarbër Mall...

Jamarbër Malltezi mohon akuzat: “Sulm politik ndaj meje”

68
0

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Klodiana Lala raporton se përmes dy avokatëve, që e kanë kontaktuar, Malltezi ka mohuar akuzat. Ai pretendon se gjithçka është sulm politik ndaj tij, por edhe ndaj zotit Berisha. Ndërkohë edhe ndërtuesi, Fatmir Bektashi, ka mohuar akuzat.

Të shtunën në mbrëmje me urdhër të SPAK-ut u arrestua Malltezi në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. /BW

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit