Home ShowBiz James Spears ...

James Spears kërkon 2 milionë dollarë për “lirimin” e Britney Spears-it

27
0

Avokatët e këngëtares, Britney Spears, kanë paraqitur dokumente duke pretenduar se babai i saj ka kërkuar rreth 2 milion dollarë si një kusht “quid pro quo” për t’u tërhequr nga marrëveshja e diskutueshme e kujdestarisë 13-vjeçare e që është në kundërshtim me marrëveshjen që ai bëri së fundmi.

Por, një gjë të tillë, avokati i Spears, zotohet se nuk do ta lejoj të ndodh.

“Britney Spears nuk do të ngacmohet ose zhvatet nga babai i saj. As James, nuk ka të drejtë të përpiqet ta mbajë peng vajzën e tij duke vendosur kushte për largimin e tij nga pozita e kujdestarit të saj”, tha avokati Mathew Rosengart.

Mocioni i ri i Gjykatës së Qarkut në Los Angeles pretendoi se Jamie, 68 vjeç, tani duhet të detyrohet nga gjykata të humbasë kontrollin e financave dhe çështjeve të saj të biznesit.

“Bota dëgjoi dëshminë guximtare dhe bindëse të zonjës Spears. Jeta e Britney Spears ka rëndësi. Mirëqenia e saj ka rëndësi. Çdo ditë ka rëndësi. Nuk ka kohë për të pritur më”, thuhet në dokumentin e paraqitur.

Sipas avokatit të yllit të hitit “Toxic”, një largim i James Spears nga roli i kujdestarit, do të ishte gjëja më e duhur për të ndodhur.

“Edhe duke lënë mënjanë çështjet ligjore që kërkojnë largimin e tij të shpejtë, nëse ai e do vajzën e tij, Spears duhet të japë dorëheqjen tani, para se të pezullohet. Do të ishte gjëja e duhur dhe e denjë për të bërë”, përfundoi deklarata e Rosengart.

Jamie, i cili pranoi të tërhiqej nga kujdestaria nëse do të mund të bashkëpunonte me gjykatën për të siguruar një tranzicion të rregullt, ka pretenduar se i duhen para nga vajza e tij për të paguar avokatët dhe agjentët, pretendojnë dokumentet.

68-vjeçari mori kontrollin e pasurisë së vajzës së tij prej 60 milionë dollarësh në vitin 2008, pas një sërë përpjekjesh publike për shëndetin mendor të yllit të muzikës pop.

Por, Britney Spears, kishte tronditur opinionin publik kur tregoi hapur se kujdestaria nga babai i saj ishte abuzive, teksa pati deklaruar se ajo ishte detyruar të merrte drogë, kontrollin e lindjeve dhe të vepronte kundër vullnetit të saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit