Home Sporti Juventus fito...

Juventus fiton me fat ndaj Fiorentinës, vendos një autogol në “frymën e fundit” (VIDEO)

73
0

Juventus ndëshkon Fiorentinën në sekondat e fundit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë fituan me rezultatin 1-0. Dueli i luajtur në Firence u shoqërua nga një atmosferë e ndezur nga tifozeria vendase që ja bëri shumë të vështirë Vlahovic këtë duel.

Allegri e nisi me të dhe Kean nga minuta e parë, por prodhuan shumë pak në sulm. Në krahun tjetër vjollcat luajnë më mirë dhe vendosin në vështirësi në disa raste portierin Perin, i cili në një moment i dhuroi një asist për gol Bonaventurës, që do të gabonte.

Në fraksionin e dytë, Ikone do të ndalej vetëm nga shtylla. Juventus me pak alternativa në stol nuk do të arrinte që të prodhonte shumë shanse, por në sekondat e fundit, fati ishte kundër vendasve, pasi Venuti devijo topin në rrjetën e portës së tij. Me këtë gol dhe fitore JUventus shkon shumë i favorizuar në duelin e kthimit për një biletë për në finale. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit