Home Sporti Juventus i je...

Juventus i jep lamtumirën zyrtare Dybala-s: Gjërat kanë një fillim dhe një fund!

100
0

“Faleminderit për gjithçka, Paulo Dybala”. Sot është 30 qershori, përfundimi zyrtar i sezonit dhe rrjedhimisht edhe i kontratave që skadojnë. Nga nesër, 1 korrik 2022, “La Joya” nuk do të jetë më zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Klubi i bardhëzi, me një mesazh social dhe një letër publike, falënderon argjentinasin për shtatë vitet e kaluara së bashku. Një mesazh që shuan përfundimisht zërat për riintegrimin hipotetik të Dybala te Juventusi.

“Dybala mbërriti si një premtim i ri dhe i talentuar, tani po përshëndetet me Juven, duke marrë me vete një mori përvojash që e kanë bërë atë kampionin që është. Karriera e Paulo Dybala në fakt do të vazhdojë larg Torinos. Një bagazh i ndërtuar bashkë në këto 7 vite. Një bagazh që për Paulon përbëhet nga 293 paraqitje, 115 gola, 45 asiste dhe 12 tituj të fituar.

Numra që po të analizohen tregojnë shumë gjëra. Për shembull, Paulo mban vendin e nëntë të të gjitha kohërave në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Juventusit, duke marrë parasysh të gjitha garat.

Ai është golashënuesi i dhjetë më i mirë në Serie A, i treti i Juventusit i të gjitha kohërave në Evropë, me 18 gola të shënuar në Champions League. Dybala është lojtari që ka shënuar më shumë herë (68) në “Allianz Stadium”, duke marrë parasysh të gjitha garat.

Një rrugëtim i shkëlqyer, që e jetuam së bashku, i përbërë jo vetëm nga gola dhe fitore, por edhe nga lojëra të shkëlqyera, netë të paharrueshme, shfaqje të cilësisë absolute. Dhe për gjithë këtë ne do ta falënderojmë gjithmonë. Të urojmë fat të mirë, me të vërtetë, Joya!”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit