Home Sporti Juventus luan...

Juventus luan sezonin në janar, Allegri pret rikthimin e 3 yjeve në fushë

135
0

Juventusin e pret një kalendar shumë impenjativ pas ndeshjeve të Kombëtareve, teksa do të ketë ndeshje që do të vendosin sezonin e bardhezinjve. Allegri shpreson që të ketë në dispozicion pas pushimit të vogël të festave tri nga futbollistët e tij kryesor, Chiesa, Dybala dhe Danilo. Sulmuesi italian mungon prej një muaji për shkak të një problemi muskulor dhe mund të jetë gati, teksa është një futbollist që mund të zgjidhë dhe i vetëm ndeshjet.

Dybala po kalon një sezon me shumë ulje ngritje për shkak të dëmtimeve dhe të vendimit për rinovimin, ndërkohë që për Danilon ka pak fjalë për të thënë. Me brazilianin në fushë, Juventus ka më shumë siguri në prapavijë. Ish-lojtari i Portos në dy sezonet e fundit ka qenë fenomenal, por shumë shpejt do të japë një kontribut të vyer dhe për Allegrin.

Më 6 janar Juventus do të presë Napolin në shtëpi për t’u afruar më pas në vetëm dy pikë ndaj tyre nëse fiton. Më 12 bardhezinjtë do të sfidojnë Interin në finalen e Superkupës së Italisë. Kalendari në janar rezervon edhe një tjetër super ndeshje në janar ndaj Milanit më 23 janar. Shumë ditë impenjative, ku duhet kontributi i të gjithëve. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit