Home Sporti Juventusi fit...

Juventusi fiton me penallti miqësoren ndaj Milanit në Amerikë (VIDEO)

2
0

Juventusi dhe Milani luajtën këtë mëngjes në Amerikë, një ndeshje miqësore, që do të mbyllej në barazim 2-2 në kohën e rregullt, por që do të fitohej me penallti nga bardhezinjtë.

Mbrojtësi Thiaë kaloi Milanin në avantazh falë një goli me kokë në minutën e 23-të, por Juventusi barazoi dhjetë minuta më vonë me anë të brazilianit Danilos.

Festa e bardhezinjve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Oliver Giroud riktheu skuadrën e Piolit në avantazh. Juvja reagoi sërish sapo filloi pjesa e dytë. Daniele Rugani shtangu Mike Maignan dhe vendosi barazimin 2-2.

Penalltitë prodhuan emocione, me portierët Carlo Pinsoglio dhe Marco Sportiello që kryen disa pritje. Në fund festuan bardhezinjtë, ndërkohë që nga ana e Milanit gabuan Romero, Pobega dhe 17-vjeçari Bartesaghi.

“Zonja” luan miqësoren e radhës në tokën amerikane përballë Real Madrid (3 gusht), ndërkohë që Milani do të sfidojë Barcelonën (2 gusht).

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit