Home Sporti Juventusi tur...

Juventusi turpërohet nga Villareali dhe eliminohet, Chelsea bën detyrën ndaj Lille (VIDEO)

266
0

Juventus i jep fund aventurës në Champions League, duke pasur një eliminim shokues nga një skuadër si Villareali. Skuadra torineze pësoi një humbje të rëndë 0-3 në shtëpi, teksa në duelin e parë kishte barazuar 1-1.

Ekipi italian dominoi në lojë dhe krijoi më shumë mundësi shënimi me Vlahovic, por në minutat e fundit pësoi dy gola nga dy gabime në mbrojtje. Fillimisht Rugani shkaktoi një penallti që do të kthehej në gol nga Gerard Moreno, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Pau Torres shënoi dhe golin e dytë. Në fundin e kohë së rregullt, Danjuma realizoi golin e tretë nga pika e bardhë.

Chelsea ndërkohë respekton pritshmërit duke fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Lille. Ekipi francez shënoi e para me Yilmaz nga pika e bardhë, por Pulisic do të barazonte në fundin e fraksionit të parë. Në minutën e 71-të, Azpilicueta do të shënonte dhe golin e avantazhit dhe të fitores. /R.Lika-Koha Jonë/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit