Home POLITIKE Kampi MEK, Ra...

Kampi MEK, Rama: Hapëm dyert që të jenë të sigurtë, por e kthyen Shqipërinë në platformë për sulmuar regjimin e Iranit

7
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilninus në Lituani, në kuadër të samitit të NATO-së. Në një intervistë, kreu i qeverisë foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë.

Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.

”Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtur që ta bëjmë. Ne na u kërkua që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran. Na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre.

Shqiptarët e kanë në ADN-në tyre që të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri, të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”,-tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit