Home Aktualitet Kandidati i B...

Kandidati i Berishës fiton Bashkinë e Shkodrës, Spahia: Dera është e hapur për të gjithë demokratët

643
0

Pas numërimit të kutisë së fundit, kandidati i koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia del fitues i zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke siguruar mandatin si kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Spahia doli fitues me mbi 20 mijë vota.

Në vendin e dytë doli kandidatja e PS, Majlinda Angoni me mbi 18 mijë vota dhe në vendin e tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati me mbi 7 mijë vota. Në fjalën e parë, Spahia tha se dera është e hapur për të gjithë demokratët që humbën rrugën.

”Në falënderimin të përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë sonë. Theksoj se nga nesër unë do jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Për të gjithë demokratët që për pak momente humbën rrugën, dera është e hapur. Ju siguroj se nga nesër fillon një rrugëtim i ri, një ndryshim i madh. Puna e parë që do bëj është që do komunikoj siç duhet me bashkëqytetarët e mi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit