Home ShowBiz Kate Middleto...

Kate Middleton njofton hapjen e një qendre të re për fëmijë, në vitet e para të jetës

10
0

Më bluzë të bardhë, flokë të lëshuar dhe me një buzëqeshje të sinqertë. Kate Middleton lançon me një video social, projektin e saj të ri, me të cilin ka një lidhje të veçantë, Royal Foundation Centre for Early Childhood.

Një qendër për fëmijë që ka si objektiv mirëqënien e fëmijëve në 5 vitet e para të jetës. Qëllimi i këtij projekti është të ‘parashikojë sfidat më të vështira’, siç janë rritja e rasteve të problemeve me shëndetin mendor.

Kate tregon se ajo ka biseduar me psikiatër, shkencëtar neurolog, profesionist, akademikë por edhe me prindër, për të kuptuar se çfarë është më e rëndësishme për të bërë. ‘Është e qartë që investimi më i mirë për shëndetin dhe lumturinë e ardhshme është në pesë vitet e para të jetës’ shpjegon Kate.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit