Home Aktualitet Këlliçi: Blla...

Këlliçi: Bllako u lirua nga burgu se nuk do të flasë. ”Kokë turku” për inceneratorët do jetë…

96
0

Për lirimin nga burgu të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako, deputeti demokrat Belind Këlliçi, thotë se ai u lirua pas garancisë se nuk do të fliste, ndërsa për të do të ketë një ”kokë turku” për inceneratorët, atë të Klodian Zotos.

”Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi. Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ”kokë turku” atë të Klodian Zotos”.

Këtë të enjte, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

Avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj ka argumentuar se përse duhej nxjerrë jashtë qelisë klienti i tij. Sipas avokatit, gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i dy fëmijëve të mitur, 2 dhe 7-vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

Në reagimin e tij, SPAK-u që nuk duket i lumtur, ka kundërshtuar vendimin, ku thotë se ky vendim nuk është i pabazuar në prova dhe se do të ankimojnë vendimin në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit