Home POLITIKE Këlliçi: Rama...

Këlliçi: Rama nuk ndërtoi asnjë shtëpi të dëmtuar nga tërmeti derisa u sigurua se do merrte votën

4
0

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi tha gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së kryeministri Rama shfrytëzoi fatkeqësitë që goditën vendin vetëm në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, kreu i qeverisë nuk ndërtoi asnjë shtëpi të dëmtuar nga tërmeti derisa u sigurua se në këmbim do merrte votën e qytetarëve.

Këlliçi thotë se disa muaj para zgjedhjeve pezulloi procesin e legalizimit të pronave vetëm që t’i jepte ato gjatë fushatës zgjedhore.

“Plot 140 mijë të rinj e kanë lënë vendin tonë. Mjekë infermierë, studentë e talente të reja, n këto 8 vite kanë kërkuar punë, siguri azil. Shqipëria ndodhet në Europë vetëm gjeografikisht. Por jemi një vend afrikan. Edi Rama lufton meritokracinë dhe promovon njerëz me të shkuar kriminale, propozojnë ligje dhe marrin tendera. Me paratë e tyre të pista kriminelët vjedhin votat me qeverinë. E vetmja mënyrë për tu ndarë nga ky degradim janë zgjedhjet e ndershme. Për ta bërë këtë duhen njerëz të ndershëm. Rama shfrytëzoi fatkeqësitë natyrore. Nuk ndërtoi asnjë shtëpi derisa u sigurua që do merrte votat. Edi Rama la qëllimisht pezull mijëra legalizime banesash vetëm që t’i jepte gjatë periudhës zgjedhore. Kjo skemë u zhvillua në Kombinat e Yzberisht” – tha Këlliçi.

Sipas kreut të FRPD-së, ai ka qenë dëshmitar i masakrës zgjedhore dhe se ka çuar disa padi në SPAK, por nuk është bërë asgjë.

“Në këtë fushatë nuk kishim individin Belinda Balluku. Kishim aferën më të madhe, Unazën e Re. Mendova a do ia dilja përballë dy ministrave, forca ime ishte votuesit demokratë të thjeshtë. Ata që u lanë në baltë nga qeveria. Nuk pritëm ditën e zgjedhjeve për të treguar masakrën elektorale por paditëm në SPAK Belinda Ballukun. Në SPAK nuk mund të mos kallëzohej dhe Gentian Myrto, grabitësi më i madh i Vaqarrit, kryekomunari. Ekipi ynë kapi një makinë plot me certifikata, aplikime lejesh që përdoreshin nga shteti për të blerë vota. Edhe pse është referuar në polici, ende nuk u bë asgjë. Jam dëshmitar okular i masakrës por ende nuk është bërë asgjë. E imja është thjesht një dëshmi më shumë. Një mundësi për ndryshim iu grabit Shqipërisë dhe të rinjtë. Kandidati ynë për kryeministër kërkoi votën për ndryshim, ndërsa Rama kërkoi vazhdimin e realitetit që kemi. Ndryshimi u ndalua me çdo mjet që kishte shteti. Shpërblimi me certifikata dhe leje pronash në këmbim të votës. Kryefjala e këtij Kuvendi duhet të jetë në shërbim të Shqipërisë” – tha Këlliçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit