Home Magazine Këshillat e n...

Këshillat e nutricionistëve: Shmangni dhjamin dhe ëmbëlsirat në vapë

6
0

Po përjetojmë verë përvëluese, me valë të nxehti që vijnë nga Afrika.

E në këto kushte një nga elementët, që duhet të mbajmë parasysh është ushqyerja siç duhet. Nutricionistët këshillojnë që siguria e ushqimeve është e para. Ruajtja e tyre sa më korrekt, që të shmangim helmimin.

Enkeleida Ferrollari, Nutricioniste: Duhet të shmangin mishrat me dhjamë, mishrat e kuq, mishin që është I ngarkuar me yndyrë dhe me dhjamë të dukshëm. Por kujdes duhet të bëjmë me sasinë e mishit gjatë verës si dhe të shmangim gatimet e rënda me gjalpë dhe yndyrë. Të gjitha këto e ngarkojnë organizmin. Mishi zëvendësohet me peshkun. Peshku është burim shumë I mirë për proteina, dhe yndyrnash të mira, që ndikojnë edhe si pastrues të organizmit. Flas këtu për yndyrën Omega 3.

Ëmbëlsirat duhet t’i kufizojmë gjithashtu këtë periudhë, pasi janë të ngarkuara jo vetëm më sheqer, por edhe me yndyrna, të cilat e ngarkojnë punën e organizmit.

Nga ana tjetër lirimi i masave anticovid ka nxitur takimet dhe grumbullimet e munguara familjare dhe shoqërore. Alkooli me tepri nuk rekomandohet.

Enkeleida Ferrollari, Nutricioniste: Duhet të konsumojmë sa më shumë ujë, lëngje, ujë më shije frutash, pasi është një periudhë që trupi dehidratohet, përmes djersitjes, frymëmarrjes, avullimit nga lëkura.

Rekomandohen sasi të mëdha zarzavatesh, sepse ato janë hidratues shumë të mirë, pasi përmbajnë 80% ujë.

Frutat nga ana tjetër duhen konsumuar. Jemi në periudhën e shalqinit, pjeprit, që janë gjithashtu hidratues shumë të mirë. Një supë me zarzavate me pak vaj ulliri është hidratues I mirë dhe që hahet shumë mirë i ftohtë, në verë.

Temperaturat e larta nuk e favorizojnë aktivitetin fizik në natyrë, por ka forma të tjera për ata që janë të motivuar.

Enkeleida Ferrollari, Nutricioniste: Alkooli është një diuretik dhe dehidratues. Nga njëra anë vapa, nga ana tjetër alkooli, e ngarkojnë shumë organizmin.

Aktiviteti fizik dhe sportive duhet të jetë pjesë e jetës sonë. Aktivitetin në natyrë e zëvendësojmë me ecje në mal, dhe not në det. TCH

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit