Home POLITIKE Këshilli Komb...

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian/ Tabaku: Kriter kryesor lufta ndaj krimit të organizuar, Rama përdor veton bullgare

79
0

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku teksa ka folur në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, thotë se vetoja bullgare po përdoret nga Edi Rama si pengesë kur në të vërtetë një prej kritereve kryesore është lufta ndaj krimit të organizuar.

“Në fakt kjo është thjeshtë një retorikë politike, dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret.

Sipari i disa tryezave raportuese të KKIE, përsa i përket 6 parakushte për hapjen e negociatave dhe me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ka qenë traditë që të kishte debat në parlament, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ndaj shpresoj që ky takim të jetë një mundësi e mirë për një qasje të re për rolin mbikëqyrës që duhet të ketë Parlamenti për integrimin Europian.

Duhet shtuar që ky është një proces i vazhdueshëm, dhe përgjegjësi për të gjithë ne si anëtarë në KKIE por dhe vetë deputetëve të ushtrojnë të gjithë kontrollin parlamentar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit