Home POLITIKE Komisioni i R...

Komisioni i Rithemelimit shkon në selinë e PD, hyjnë në zyrën e Alibeajt dhe Bardhit

655
0

Pasi Gjykata e Tiranës njohu sot statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, grupi i Rithemelimit vendosi që të shkojë drejt selisë së PD-së.

Ky vendim është marrë pak më parë në mbledhjen e zhvilluar nga grupi i Rithemelimit.

Më pas, disa prej anëtarëve të këtij komisioni, Edmond Spaho, Beldin Këlliçi, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Ivi Kaso, iu drejtuan selisë.

Flamur Noka ka thënë për mediat se po shkojnë në seli për bisedime me Enkelejd Alibeajn.

Përfaqësuesit e “Foltores” kanë hyrë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshem Gazment Bardhi.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit