Home Aktualitet Konflikti i h...

Konflikti i heshtur/Rama nuk e njeh Bashën si kryetar të PD, kurse ambasadorja amerikane e pret si lider të PD

1162
0

Kryeministri Rama ishte këtë të enjte në “Open” te Top Channel, ku foli për shumë probleme, por në lidhje me Lulzim Bashën tha disa herë se nuk e njeh për kryetar të PD, sepse kur në një sallë me 1938 karrike të Pallatit të Kongreseve, Basha deklaron se ishin 5004 delegatë! Këtë e tha në ligjeratë të drejtë Edi Rama.

Ironia e kryeministrit si dhe thënia e tij se nuk kam me kë të flas në PD, nënkuptonte se pavarësisht se ka vendim gjykate Basha si kryetar, nuk e njihte si të tillë.

Kjo solli pështjellim të madh në PD por mesa duket edhe te ambasada amerikane në Tiranë, e cila foli qartë se SHBA njohin vetëm Bashën si kryetar të PD-së.

Ajo që deklaroi kryeministri mund të ishte diversion, por u mor keq në ambasadën amerikane, me sa duket.

Ndaj mënjëherë sot (e premte, datë 28 janar) ambasadorja amerikane Kim shpërndau një foto ku thoshte se takova Lulzim Bashën, kryetarin e PD, etj, etj.

“Faleminderit PD dhe Lulzim Basha per ketë takim të shkëlqyer për çështjet në SHBA, marrëdhëniet, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë.”- shkruan ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Kurbanët e Almës!

0