Home Bota Koreja e Veri...

Koreja e Veriut lëshon satelitin spiun, por Tokio dhe Seuli janë në alarm për sigurinë e popullatës

24
0

Koreja e Veriut është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi pak para orës 15:00 Pheniani lëshoi një satelit spiun.

Regjimi i Koresë së Veriut u kishte komunikuar fillimisht autoriteteve japoneze se sateliti mund të lëshohej nga mesnata e së mërkurës se 22 nëntorit deri në 30 nëntor.

Pasi në Phenian duket se kanë ndryshuar planin, autoritet në Tokio janë alarmuar dhe u kanë kërkuar banorëve të ishullit Okinaëa të futeshin në strehimore. Seuli zyrtar ka kërcënuar se do të merrte “masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e popullsisë”, pa specifikuar se cilat do të ishin ato.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit