Home Rajoni Kosova mund t...

Kosova mund të mbetet jashtë integrimit? BE: Po ndërmerr veprime të njëanshme

36
0

Ndërsa Kosova kërkon me ngulm heqjen e atyre që i konsideron masa të padrejta ndaj saj, BE jo vetëm që nuk tërhiqet por ashpërson retorikën lidhur me lëvizjet e fundit për dinarin dhe strukturat paralele. Zëdhënësi, Peter Stano tha të mërkurën se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në bllok, për shkak të, atyre që i quajti, veprime të njëanshme.

“Po shohim shumë gjëra për të cilat kemi reaguar, sidomos në rastin e Kosovës, me veprime të njëanshme që kanë krijuar shqetësim për ne. Kjo krijon frikë në anën tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa…”

Stano i bëri thirrje Prishtinës dhe Beorgadit të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Sakaq, zëdhënësja, Ana Pisonero i rikujtoi të dyja vendeve se rruga drejt BE-së kalon nga dialogu dhe normalizimi i raporteve.

Kosova po kritikohet nga Bashkimi Europian, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksione me para të gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e atyre që konsiderohen si struktura paralele.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit