FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DASH: Të shqetësuar për numrin e kosovarëve në ISIS

 

Radikalizmi dhe pjesëmarrja e kosovarëve, burra dhe gra, në “Shtetin Islamik” përbën një shqetësim të madh edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit. Zyrtarët e saj bëjnë thirrje që kësaj sfide dhe me këtë problem të punohet duke iu përgjigjur bashkërisht.

Zyrtari i lartë i DASH-it, Tom Yazdgerdi, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, thotë se gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, si zëvendësambasador i SHBA-së në vitin 2009, nuk e ka vërejtur këtë nivel të shtrirjes së ideologjisë ekstreme fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ai mendon se legjislacioni duhet të thotë qartë se si mund të procedohet me këta njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që, ai konsideron se problemet ekonomike, mosperspektiva dhe ngecjet tjera rrisin potencialin e të rinjve që t’i bashkëngjiten “Shtetit Islamik” (ISIS).

Ai mendon se kjo është një çështje komplekse, nuk është diçka që lehtë zgjidhet. Sipas tij, sulmi i tmerrshëm në Paris ishte thirrje për këndellje. Yazdgerdi gjatë intervistës foli edhe për emigrantët e Kosovës drejt BE-së, për mandatin e EULEX-it, duke bërë të qartë se Kosova ende nuk është e gatshme që të ketë një gjyqësor tërësisht të pavarur.

Ai foli mes tjerash edhe për Gjykatën Speciale si dhe për performancën e Policisë së Kosovës.

“Kjo përbën një shqetësim të madh. Ju keni të drejtë, Kosova ka numrin më të madh të luftëtarëve krahasuar me kokë banori. Unë mendoj se kjo është një çështje komplekse, nuk është diçka që lehtë zgjidhet. Mendoj se duhet sulmuar atë në shumë nivele. Qeveria e Kosovës ka bërë gjëra të mira, para së gjithash, ata kanë legjislacionin e nevojshëm dhe kanë miratuar legjislacion e duhur”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?