FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Pezullojmë taksën nëse Serbia njeh Kosovën

Pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin, kryeministri Ramush Haradinaj tha se në takimin me Kancelaren gjermane është vërtetuar serioziteti i Kosovës, në çështjen e dialogut.

Ndërsa ka përmendur dy opsione për suspendimin eventual të taksës.

“Qëndrimi im është konsistent, janë dy opsione. Ose një vendim i madh, pra një konferencë një ditore, atëherë Kosova është e gatshme të suspendojë taksën deri në këtë konferencë, por me marrëveshje paraprakisht të negociueshme për një vendim për përmbyllje me kusht të njohjes, por edhe nëse e suspendojmë disa ditë, nuk e ndihmojmë procesin, se mund të zgjasë me ditë dhe vjet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, sipas tij Samiti i Berlinit e ka mbyllur çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Takimi ose Samiti i Berlinit e ka mbyllur çështjen e formulave të ndërrimit të territorit,  një çështje e tillë nuk ekziston tek asnjëra palë”.

Ai ka thënë se nga kjo vizitë i është dhënë një shtytje procesit të liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka qëndruar në Gjermani për dy ditë radhazi me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel, ku përveç saj ka zhvilluar edhe takime të tjera atje, ndërsa ka marrë pjesë edhe në Lutjen e Mëngjesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?