FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.

Pas zgjedhjes, Veseli ka falënderuar delegatet derisa ka deklaruar se askush nuk do t’i ndalë në rrugëtimin e tyre për të dërguar në vend amanetin e atyre që dhanë jetën për liri.

Veseli ka thënë se të gjithë anëtarët e partisë duhet të kërkojë llogari nga udhëheqja e re e PDK-së. Ai ka thënë se duhet të kërkohet që mos të ketë abuzime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“S’do të lejojmë të ketë dilema se a do ta fitojmë lirinë, perspektivë, të ardhmen tonë”, ka thënë Veseli. “Ka veç një rrugë: ajo është rruga e përgjegjësisë dhe shanseve të barabarta”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veseli nuk ka pasur kundërkandidatë në garën për të parin e PDK-së.

Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së, pasi ky i fundit ishte zgjedhur president i vendit. /Telegrafi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?