FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Jashtme, apel qytetarëve: Kujdes kur udhëtoni në Serbi

Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për opinion i këshilloi shtetasit e Kosovës për kujdes dhe maturi, në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor, i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë.

E njëjta sqaron se ky njoftim vjen si rezultat i, siç thuhet, arrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një numër i tyre madje edhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht”, thotë komunikata. Lëvizja e lirë parashihet me njërën nga marrëveshjet që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?