FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia kosovare vazhdon aksionin në veri, arrestohet edhe një zyrtare serbe në Zubin Potok

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve sot në orët e pasdites kanë arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok.

Arrestimi i sotshëm i të dyshuarës ( zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.

Operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotshëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?